Ansambli SHOTA fiton çmim e dytë në festivalin më të mirë në botë për folklor

0
241

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve SHOTA ka rrëmbyer çmimin e dytë në festivalin më prestigjioz në botë “Büyükçekmece festival” në Turqi.

Në konkurrencë mes 28 shteteve nga gjitha bota, Kosova doli e dyta.

Ky festival nga Federata Botërore e Folklorit 7 herë është shpallur Festivali më i mirë në botë, e këtë vit në mesin e konkurrentëve nga 28 shtete të mbarë botës, është ftuar edhe AKKV “SHOTA”.

Në hapjen solemne të festivalit ishin prezent autoritete eminente të politikës dhe kulturës ndër të cilët 5 kryetarë komunash nga Stambolli, Antalia, Adana, Büyükçekmece, Konya dhe disa mijëra shikues, të cilët patën fatin të gjejnë vend në amfiteatër dhe po aq jashtë mureve të amfiteatrit duke ndjekur këtë ngjarje kulturor jashtë mureve të amfiteatrit përmes monitorëve gjigant të vendosur në disa pika të qytetit./OxygenPress.Info