Ansambli “Shkelzen Doli” mbajti koncert artistik në Gjakovë

0
286

E diela ishte përplot art në Gjakovë, ku në skenë dolën Rovena Dilo, Valon Shehu, Vesa Smolica, Albi Xhepa, Festina Meizini, Vlona Boshnjaku, Neki Emra, Fehmi Xharra, Arsim Nushi, Muharem Mici, Agim Basha dhe Gent Haxhikadrija

Pallati i Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë u mbush me njerëz që duan muzikën e mirëfilltë shqipe.

Shkelzen Doli që ka bërë emër në Filarmoninë e njohur të Vjenës, i lindur në Shqipëri e familja e tij me prejardhje gjakovare, ka themeluar ansamblin e tij muaj më parë, ku drejtor artistik është Ruzhdi Sadiku.

Ata bëjnë të ditur se ansambli muzikor ka për qëllim që ta begatoj muzikën shqipe dhe si i tillë do të jetë vend që do t’ i tuboj këngëtarët dhe instrumentistët e më vonë edhe valltarët më në zë të trevave shqiptare, këndej dhe matan Drinit./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu