Amnesty International: Google dhe Facebook abuzojnë me të drejtat e njeriut

0
35

Organizata ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, Amnesty International tha në një raport të fundit se ajo duhet të detyrojë Google dhe Facebook të braktisin atë që pretendon se janë “modele të biznesit të mbikëqyrur”, pasi ato bazohen në abuzime të të drejtave të njeriut.

Një raport prej 60 faqesh nga organizata me qendër në Londër shprehet se modeli i biznesit të këtyre “gjigandëve të mbikëqyrjes” është në thelb i papajtueshëm me të drejtën e privatësisë dhe një kërcënim për një numër të drejtash të tjera, duke përfshirë lirinë e shprehjes, barazinë dhe mos diskriminimin.

Amnesty International gjithashtu beson se praktika e kompanive për të mbledhur informacion personal për të furnizuar kompanitë e reklamave është një “sulm i paparë mbi të drejtën e privatësisë”.

Organizata gjithashtu pretendon se kompanitë po i detyrojnë njerëzit të bëjnë një “zgjidhje e Faustit” dhe të ndajnë informacione në mënyrë që ata të mund të hyjnë në Google dhe Facebook.

Në një përgjigje me shkrim, Facebook kundërshtoi gjetjet e raportit se monitoron përdoruesit e tij dhe komprometon privatësinë e tyre. Google gjithashtu kundërshtoi gjetjet e raportit.