Amerika paralizohet nga dëbora dhe reshjet e rrëmbyeshme

Stuhi dëbore dhe reshje të rrëmbyera, një pjesë e madhe e SHBA-së ishte përfshirë sot nga fenomene meteorologjike të fuqishme, që kanë sjellë probleme në transportin ajror dhe tokësor shumë të përdorur në këtë periudhë festash.

Një stuhi dëbore e quajtur “Eboni” ka prekur pjesën qendrore dhe jugperëndimor të vendit. Paralelisht, në juglindje ekziston rreziku për përmbytje për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme që pritet të zgjasin deri të hënën.

Për shkak të dëborës, më shumë se 400 fluturime u anuluan sot në mëngjes dhe 2 300 të tjera ishin me vonesë, sipas faqes të specializuar për trafikun ajror “Flightawar”./Atsh/OxygenPress.info