Ambient shkollor me edukim emocional dhe pa dhunë, shëndet mendor i mirëzhvilluar

0
331

Nga Albana Demiri, psikologe në shkollën Hello Academy of Education

Dhuna sipas Organizatës Botërore të Shëndetit përkufizohet si “përdorim i vullnetshëm i forcës a fuqisë fizike, si kërcënim, lëndim kundrejt një tjetri, person ose komunitet, gjë e cila sjellë pasoja të rënda tek individi si: keqzhvillim, vetbesim i ulët, vështirësi në përshtatje në ambientet sociale etj.

Hulumtimet dhe projektet brenda institucioneve arsimore nxorën në pah dhunën në shkollat tona, në forma të ndryshme, si: fyerje nga ana e arsimtarit (etiketa të ndryshme) ndëshkim fizik (goditje), fyerje dhe ngacmime ndërmjet nxënësve, ndalim i shprehjes së lirë, si dhe shkaqe e faktorë si nga ata individualë, ashtu edhe familjarë dhe shoqërorë.
Cfare e dallon edukimin bashkëkohorë nga ai tradicional?

Rezultatet akademike në sistemin dhe shoqërinë tonë konsiderohen ende qëllim kryesorë dhe i përbashkët i prindërve-shkollës te tilla notat (pesa). Qëllim tjetër ende i parëndësishëm në tërë shoqërinë dhe insitiucionet arsimore duhet të jetë edhe edukimi emocional i nxënësëve, dhe ngjallja e empatis që nga edukimi i hershëm.

Edukim emocional do të thotë përceptimi i shkollës nga nxënësi si ambient i ngrohtë për të mësuar, motivim i mjaftushëm, vetbesim, vetrespekt, sjellje prosociale, vetrregullim, resilience, personalitet i formuar dhe empati.
Si arrihet që shkollat tona të bëjnë edukim emocional?

Ofrimi i strategjive dhe programeve të ndryshme nga Psikologët bashkëkohorë të shkollave në bashkëpunim te vazhdueshem me mësimdhënësit, prindërit dhe komunitetin të cilat duhet të aplikohen në mënyre obligative si qëllim i edukimit.
Seancat grupore të cilat unë nga përvoja ime si psikologe i kam zhvilluar në shkollën Hello Academy of Education nga viti i parë dhe vazhdoj tutje ti zhvillojë me orë të veqanta për secilën klasë nga parashkollorët deri tek klasa e IX, qëllimi i seancave të grupit është zhvillimi i empatise, paranadalimi i ngacmimeve në mes bashkmoshatarëve, parandalimi i bullzimit, parandalimi i cdo forme të dhunës, vetëdijësimi i nxënësve per dukuritë negative, ofrimi i programeve të tjera edukuese per cdo fazë të zhvillimit, diversiteti, sjellja prosociale, duke përdorur programe të veqanta si: luajtja e roleve dhe teknika të tjera që parandalojnë dhunën.

Sipas intervistave sy me sy me nxenesit dhe arsimtaret te ndjekura në muajin Janar 2020 në shkollën Hello Academy of Education:

Ngacmimet fizike mes bashkmoshatarve janë minimalisht prezent.

Ngacmimet arsimtar- nxenes – nuk jane aspak prezente brenda institutcionit shkollor.
Ngacmimet me fjalë (bullzimi), ngacmimet me te thjeshta me fjalë raportohen tek personat pergjegjes brenda shkolles, qofte te tilla si: ( x shoku me tha qe nuk vleje sa ai), dhe niveli i tyre është prezent tejet minimal tek nxenësit në klasë dhe shkollë.
Asnje ankese e deklaruar nga ana e prinderve per ngacmime dhe dhunë në shkollë.

E gjithë puna e një shkolle dhe psikologu nuk do kishte rezultatin e dëshiruar për parandalimin e dhunës pa bashkëpunimin e familjeve, prindërve, komunitetin. mbajtja e vazhdueshme e takimeve grupore tryezave diskutuese, ofrimin e programeve psikoedukuese për prindrit, plan dhe mënyrë e qasjes për fëmijët e tyre, përveq kësaj nuk mungon as bashkepunimi me profesionist të tjerë të shëndetit mendor, të nivelit ndërkombëtarë dhe vendor.

Tashmë tre vite investim në edukim padhunë nxënësit janë të lirë ta vizitojnë psikologun të flasin për problemet e tyre, asnjë nxënës nuk ndihet i stimgmatizuar të flas me psikologun, secili nxënës në shkollë është i vetëdijshëm për dhunat, ngacmimet, diversitetin, sjelljen prosociale duke pranuar tjetrin dhe aftësitnë e tjetrit ashtu siq është, kan ndjenjë më e madhe e empatisë e niveli i ngacmimeve dhe dhunave në shkollë është tejet minimal për 8 orë qëndrimi në shkollë.
Empatia duhet të mbjellët tek fëmijët që në stadet e hershme të zhvillimit për të vazhduar më tutje me individ të formuar me shëndet mendor të mirëzhvilluar.
Kushtoni rëndësi shëndëtit mendor të fëmijëve. Parandalo dhunën!