Ambasadori italian pas arritjes së vaksinave në Kosovë: Duhet bërë shumë më shumë

0
39

Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando ka reaguar pas arritjes së 24 mijë dozave të vaksinave nga Covax ndaj koronavirusit.

Në një postim në Twitter ai shkruan se duhet bërë shumë më shumë në këtë drejtim.

“Mbrëmë, grupi i parë simbolik i vaksinave kundër COVID-19 nga Covax arriti në Kosovë. Duhet bërë shumë më shumë dhe do të bëhet. Italia dhe TeamEurope janë ndër përkrahësit kryesorë financiarë të kësaj përpjekjeje në të gjithë botën dhe do të vazhdojnë të punojnë me autoritetet vendore derisa të gjithë të jenë të sigurt”, ka shkruar ai.