Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Nuk mund të thuhet se u keqpërdorën ndihmat

0
137

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka thënë se nuk mund të thuhet se janë vjedhur apo keqpërdorur ndihmat që janë dërguar nga Kosova në Shqipëri.

Në emisionin Info Magazinë në Klan Kosova, Minxhozi ka theksuar se nuk duhet për ‘gjilpëra në kashtë’ sepse është e lehtë të gjenden defekte në situata të jashtëzakonshme.

“Është më rëndësi që të bashkohemi rreth qëllimit themelor. Është shumë e lehtë që të gjenden defekte të vogla dhe nëse këto defekte të vogla mediat i rrisin; atëherë krijohet panik. Nuk mund të thuhet se u vodhën ndihmat dhe u keqpërdorën. Këto janë thjeshtë shumë të vogla dhe sporadike”, ka thënë Minxhozi.

Tutje ai ka thënë se është e rëndësishme që në Kosov të ketë një shtab për emergjenca.

“Është shumë e rëndësishme që ta kemi një shtab për emergjenca për të sistemuar banorët këtu dhe e dyta për të kanalizuar ndihmat që shkojnë drejt Shqipërisë. Tani vërejmë se nuk është gjendja emergjente sa i përket gjërave ushqimore. Vetëm mish kemi 30 tonë. Pastaj kemi 1700 pako ushqimore nga Prizreni”, ka shtuar Minxhozi.