Ambasadori britanik: Me Kosovën kemi parimet e njëjtja

0
63

Ambasadorti i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka uruar Kosovën për 11 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Ai ka theksuar se Britania e ka njohur Pavarësinë e Kosovës, vetëm një ditë pas shpalljes, pasi që të dy vendet i kanë parimet e njëjta.

“Sot, para 11 vitesh, Kosova ka shpallur pavarësinë në bazë të planit të Ahtisar-it. Kosova u lind si republike shumë kombesh, demokratike, ku sundon ligji dhe të drejtat e njeriut. Britania ka njohur pavarësinë e Kosovës mas një dite sepse ne kemi parimet e njëjta. Por ne i mbajmë në zemër këto parime edhe pas 11 vitesh edhe vazhdojmë të përkrahim Republikën e Kosovës, si u lind dhe si është”, ka thënë O’Connell.

Tutje, ambasadori ka uruar pavarësinë, duke thënë se mirëpret edhe 111 vite miqësi mes Britanisë e Kosovës.

Ju uroj çdo kosovari këtë ditë, Pavarësinë e Kosovës, edhe mirëpresim edhe 111 vite miqësi në mes Britanisë dhe Kosovës”, ka thënë O’Conell.