Ambasadori britanik i magjepsur, e pa Kombëtaren e Kosovës për të parën herë

0
42

Ambasadori i ri i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ishte spektator në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe pa nga afër fitoren e Kosovës 2-0 ndaj Malit të Zi.

Diplomati që këtë verë e zëvendësoi Ruari O’Connellin, ka mbetur i magjepsur nga paraqitja e “Dardanëve”.

Abbotti pati lëvdata edhe për tifozët e Kosovës.

“Mbrëmë ishte hera e parë që kam shikuar Kosovën, duke luajtur në stadium. Me të vërtetë më pëlqeu atmosfera dhe rezultati i lojës. Ishte e shkëlqyeshme të shihje tifozët, duke përkrahur ekipin e tyre me aq emocion. I uroj ekipit të Kosovës suksese në rrugëtimin e tyre për kualifikim në Kampionatin Evropian” shkruan ambasadori britanik në Facebook.