Ambasadori amerikan thotë se të gjithë shkelësit e ligjit duhet të përfundojnë në burg

0
37

Në kuadër të “Javës kundër Korrupsionit”, ambasadori Amerikan në Kosovë Philip Kosnett, përmes një video të shkurtër, ka dhënë një mesazh që ligji të zbatohet në mënyrë të barabartë, shkruan OxygenPress.

Kosnett po ashtu ka thënë se llogaridhënia nënkupton  që të gjithë  shkelësit e ligjit të ndodhen në burg,duke përfshirë kështu edhe  konfiskim të pasurisë të fituar në mënyrë të paligjshme, si dhe afate konkrete kohore për ndryshim.

Më poshtë mund të lexoni mesazhin e plotë të videos:

 

“Përshëndetje, jam Philip Kosnett, sapo kam ardhur në Kosovë për të shërbyer si ambasador i SHBA-së, dhe dëshuroj t’ua bëjë me dije se qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është e përkushtuar ndaj suksesit të Kosovës.

Unë besoj se përkushtimi i qeverisë dhe popullit të Kosovës për ta luftuar korrupsionin në çdo nivel është themeli i arritjes së begatisë dhe integrimit perëndimor që synoni. Ligjet e mira dhe procesi më transparent janë shumë të rëndësishme, por nuk mjafton ti keni sistemet në letër, nëse ato nuk zbatohet me ndershmëri, plotësisht dhe në mënyrë të vijueshme .

Qytetarët e Kosovës duhet të shohin që ligji zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë dhe ai që përdoret për të ndëshkuar sjelljen korruptuese, veçanërisht kur kryesit janë zyrtarë qeveritarë dhe bashkëpunëtorët e tyre më të afërt.

Ju nxis që të shikoni përtej interesave personale dhe ta kërkoni me ngulm drejtësinë dhe llogaridhënien që qytetarët e dëshirojnë dhe e meritojnë.

Llogaridhënie do të thotë shkelësit e ligjit në burg, konfiskim të pasurisë të fituar në mënyrë të paligjshme, si dhe afate konkrete kohore për ndryshim.

Ka ardhur koha që premtimi për llogaridhënie të bëhet realitet”. /OxygenPress.info