Ambasadori amerikan në Kosovë: Politikanët të mos i shfrytëzojnë viktimat e luftës për përfitime politike

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka lëshuar kritika ndaj liderëve politikë në Kosovë pas publikimit të fotografisë nga ana e deputetes së PDK-së, Flora Brovina.

Kosnett thotë se politikanët duhet t’i ndihmojnë të mbijetuarit e krimeve të luftës e jo t’i shfrytëzojnë ata për përfitime politike.

“Të mbijetuarit e mizorive duhet të trajtohen me respekt, dinjitet dhe ndjeshmëri. Liderët e Kosovës duhet t’i ndihmojnë viktimat që të shërohen, e jo t’i shfrytëzojnë për përfitime politike”, ka shkruar Kosnett në Twitter, raporton Koha.net.

Brovina, ndonëse dje mbronte autenticitetin e fotografisë, sot ka pranuar se ajo është e rreme.