Ambasada e SHBA-së në Kosovë zgjodhi filmin “Hidden figures” për këtë 8 Mars

0
71

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në partneritet me Open Data Kosovo si dhe me Girls Coding Kosova, me rastin e “8 Marsit”, këtë të premte, duke filluar nga ora 20:00, në Termokiss në Prishtinë, shfaqin filmin “Hidden Figures”.

Filmi në fjalë përmban një tregim emocionues që portretizon tre gra afro-amerikane të cilat përpiqen të thyejnë kufizimet e ndarjes, duke u bërë më të mirat në fushën e inxhinierisë në NASA.

Është historia e Katherine Goble Johnson, Dorothy Vaughan dhe Mary Jackson.

Ky film që bazohet në ngjarje të vërtetë, ka për qëllim fuqizoj dhe të frymëzoj të gjithë ata që e shohin filmin.