Ambasada e SHBA-së në Kosovë: Të ngritet zëri, t’i ipet fund dhunës në familje

0
88

Me moton “Mos heshtni, flisni” OJQ Fortesa organizoi një marshim kundër dhunës në familje,  me zyrtarë të  komunave, përfshirë kryetarin e Kamenicës dhe zyrtarët e tjerë komunalë, transmeton OxygenPress.

Ambasada e SHBA-së në Kosovë në rrjetin social facebook ka njoftuar se sipas Sanije Jahirit, drejtoreshë e Fortesës , dhuna me bazë gjinore vazhdon të jetë e përhapur.

“Përqindja e grave dhe vajzave në Kosovë që kanë përjetuar dhunë në familje është e lartë dhe Kamenica nuk është e përjashtuar , prandaj duhet të bashkohemi për të ngritur zërin tonë”, kishte thënë  Jahiri.

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka kërkuar që të ngritet zëri që të flitet në mbështetje të përfundimit të dhunës në familje, në Kosovë dhe në të gjithë botën./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu