Ambasada e Kosovës në Paris redukton shërbimet

0
147
Nga Ambasada e Kosovës në Paris
Njoftojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që gjenden në Francë se për shkak të masave të reja të imponuara nga Qeveria franceze, Ambasada është e obliguar t’i reduktojë shërbimet.
Shërbimet konsullore për qytetaret të cilët gjenden brenda Parisit dhe komunave përreth dhe të cilët kanë mundësi lëvizjeje, do të vazhdojnë gjatë të mërkureve dhe të enjteve (10h-12h dhe 14h-16h).
Per dokumentet të cilat mund të lëshohen nga distanca: certifikata zakonore, lejekalime mortore, vertetime per patent-shofer, kërkesa duhet te behet nepermjet postes elektronike ne adresen :
consulate.paris@rks-gov.net
Në rast të urgjencave (raste vdekje, katastrofa natyrore, aksidente, rrëmbime etj), ju lutem kontaktoni ne numrin e telefonit : + 33 (0) 1 45 00 02 06
Ju falemnderit për mirëkuptim !