Ambasada amerikane në Kosovë, ka reaguar menjëherë pas votimit të Qeverisë së re në Kuvendin e Kosovës.
Ambasada në një postim në Twitter, ka shkruar se mirëpret formimin e Qeverisë dhe se pret të punoj me kabinetin e ri qeverisës për proceset e ardhshme.
“Urime për formimin paqësor të Qeverisë së re. Ne mezi presim që të punojmë me qeverinë Hoti për të vazhduar punën e rëndësishme për paqen, drejtësinë dhe prosperitetin, përfshirë përpjekjet për forcimin e marrëdhënieve rajonale dhe luftimin e COVID-19”, thuhet në reagimin e Ambasadës amerikane.