Ambasada amerikane: Çdo person meriton një jetë pa dhunë

0
45

Ambasada amerikane në Kosovë thekson se bazuar në të dhënat e Ministrisë së Drejtësisë gjatë pandemisë së COVID-19, ka pasë një rritje prej 17 përqind të rasteve të raportuara të dhunës me bazë gjinore me ngritje edhe më alarmante në zonat urbane.

” Çdo grua, çdo vajzë, çdo person, meriton një jetë pa dhunë”.

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, kjo ambasadë iu ka bërë thirrje qeverisë dhe shoqërisë civile të ndërmarrin masa në këtë drejtim.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, ne u bëjmë thirrje partnerëve tanë në qeveri, sektorin privat dhe shoqërinë civile të marrin masa të menjëhershme për të mbrojtur të prekurit dhe të hetojnë dhe ndjekin penalisht të gjitha incidentet”.