Alpinistja shqiptare, Uta Ibrahimi, ambasadorja e parë e kompanisë Bight Gear

0
76

Bight Gear, kompania e njohur për veshmbathje kualitative për ekspedita, kanë zgjedhur ambasadoren e tyre të parë.

Ura Ibrahimi tashmë është zyrtarisht ambasadorja e parë e Bigt Gear dhe kjo gjë e ka bërë shumë të lumtur alpinisten shqiptare.

Përmes një statusi në Facebook, Uta ka shprehur falënderimin e saj për këtë Bight Gear të cilët i ka falënderuar që gjithmonë i kanë qëndruar pranë dhe e kanë përgatitur për ekspeditat e saj.

“Me njerëzit e mirë të Bight Gear njihem që nga 2018, kur më ndihmuan me veshmbathjet e tyre të kualitetit të lartë, për ekspedita, dhe gjithashtu më ndihmuan me përgatitjet fizike për ekspedita, së bashku me guidat e famshëm nga RMI Guides.

Në thelb, Bight është më shumë se biznes. Është një kombinim i punës me dashni, e një grupi të ngushtë të personave të apasionuar pas maleve që e kanë vetëm një qëllim: të lehtësojnë dhimbjen e ngjitjeve në male.

Sot, ndihem krenare dhe e nderuar që ata më zgjodhën mua si Ambasadoren e parë të tyre.Jam shumë falënderuese për mbështetjen dhe besimin e tyre, dhe me gjithë qejf do ti veshi teshat e tyre.”, ka shkruar Uta në Facebook.