Alpinisti rrezikon jetën për të filmuar shpërthimin e vullkanit

0
71

Një alpinist ka rrezikuar jetën, vetëm dhe vetëm që ta filmon momentin e rrallë të shpërthimit të një vullkani dhe derdhjes së sasisë së madhe të llavës.

Benoit Lincy ka arritur ta kapë me kamerë momenti kur shpërthen vullkani Piton de la Fournaise në Francë, nga i cili rridhte sasia e madhe e llavës që derdhjes në det.

Në video shihet llava duke dalë në sasi të madhe nga vullkani që shpërthen, ndërsa autori i videos as për një moment nuk u zmbraps, duke marrë parasysh se ka munguar vetëm një lëvizje e vogël e gabuar që ta paguaj me jetë, përcjell alsat.

Ai madje ka tentuar të afrohet sa më shumë që t’ia dokumentoj botës këtë moment të rrallë, dhe që kryesisht filmohet nga ajri për shkak të temperaturave të larta që njerëzit kryesisht nuk mund t’i rezistojnë.