Albright: Ne i thamë jo dëbimit, ju do të jeni në NATO

0
189

Medeleine Albright ka mbajtur fjalimi në tubimin për shënimin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

“Lufta në Kosovë ka qenë një luftë barbare, ne e mbizotëruam se aleanca ishte e fort dhe ja dolëm se ishte e drejtë, fushata jonë ishte e vendosur në bazat e drejtësisë, sepse populli shqiptar po largohej dhe dëbohej edhe përgjigja jonë ishte JO”, tha ajo.

Ajo ka treguar kohën kur ishte në kamp ku ishin dëbuar mbi 20 mijë shqiptarë

“Më kujtohet një tok me shumë pluhur, ku ishin 20 mijë të dëbuar, dhe një fëmijë po e mbante letrën që dëshironte të kthehej në Kosovë dhe i thash se kur të ktheheni NATO do të jetë aty për të garantuar një jetë normale. Kosova ishte më në fund e lirë. Koha kishte ardhur të filloj një kohë e re për Kosovën dhe për rajonin”,  tha Albright.