Albin Kurti priti në takim komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral lejtnant, Rrahman Rama

0
113

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral lejtnant, Rrahman Rama, për të diskutuar lidhur me intensifikimin dhe bashkërendimin e veprimeve në mes të Zyrës së Kryeministrit dhe FSK-së, me qëllim të ngritjes dhe zhvillimit të programeve dhe sistemeve të reja për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Andaj, krahas kësaj dinamike, vendosën që Gjeneral brigade, Jeton Dreshaj, të jetë në komunikim të vazhdueshëm dhe të ofrojë këshilla për Siguri dhe Mbrojtje për Kryeministrin. Vizioni i kryeministrit Kurti është që edhe në këtë kohë pandemie globale Qeveria nuk do t’i ndalë projektet në zhvillimin e Ushtrisë sonë në të mirë të mbrojtjes së integritetit dhe sovranitetit të vendit.