Albin Kurti del pozitiv me COVID-19

0
40

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë pozitiv me koronavirus.

“Të nderuar anëtarë të Lëvizjes e qytetarë të Republikës, parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve. Dje jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv”, është shprehur Kurti, transmeton Klan Kosova.

“Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim”.