Aktorja Edita Dula shpallet e pafajshme, qanë në gjykatë

0
358

Aktorja dhe ish-drejtoresha e organizatës jo-qeveritare “Nëna dhe fëmijë të lumtur”, Edita Dula është shpallur e pafajshme nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Ajo akuzohej për përvetësim të parave të bamirësisë, ndërkaq sot, teksa gjyqtarja po e jepte aktgjykimi lirues ndaj saj, aktorja ka filluar të qajë, shkruan Gazeta Sinjali.

Dula akuzohej se gjatë viteve 2016 – 2017, kishte keqpërdorur besimin e njerëzve dhe se i kishte përvetësuar paratë e dhuruara për njerëzit në nevojë.