Aktorja e famshme indiane vishet nga kreatorja kosovare

0
112

Emri dhe suksesi i shqiptarëve po përmendet kudo në botë. Kjo po vërehet  në art, sport, muzikë, e kudo tjetër. E së fundmi  edhe në  industrinë e modës.

Në këtë fushë, është duke u përmendur emri i Fjolla Nilës.

Puna e stilistes kosovare u bë e njohur edhe në një treg masiv, atë të Indisë me mbi një miliard banorë. Kreacioni i Fjollës u besua nga aktorja e njohur e Bollywood-it, Aishwaraya Rai.

Fustani i punuar nga Fjolla ka qenë më i pëlqyeri i natës duke u cilësuar si më i miri edhe nga mediumet më prestigjioze të Indisë të cilat vunë theksin tek bukuria e aktores së njohur që shpërfaqej më së miri në kreacionin e Nilës.