Aktori shqiptar pjesë e filmit “Taken 2” edhe e serialit “Sulltani i Madhërishëm”

0
448

Lurat Ahmeti, aktori shqiptar nga Maqedoni ka treguar për filmat dhe serialet që ka marr pjesë.

Ai tregon se në Turqi bëri famë me një serial turk që u bë ndër më të shikuarit dhe pastaj i ofruan edhe shumë role të tjera.

Ahmeti aktualisht është aktor në Teatrin e Shkupit.

“Isha në Stamboll në serialin Sulltani i Madhërishëm, menaxherja ime në Turqi në atë kohë më tregoi që ka audicion për filmin “taken 2” dhe shkova. Kisha dëshirë të provoj nëj produsion të madhe dhe më pranuan, për një rol, pranova dhe xhirova dy ditë në Stamboll, dy ditë në Paris në studio, për dy ditë në Francë më kanë bërë leje të punës në pasaportë, për ato dy ditë në Francë me automatizëm më kanë antarësuar në Sindikatën e aktorëve dhe habitem para këtyre fakteve”, thotë ai.

 

“Në “Taken 2” e kam pasur rolin e një shqiptari që shkon me vra me urdhërin e babit me ja vra vajzën Liam Neesonit, por më iku. Jam i vetmi që kam ikur në atë film e nuk më ka vra, krejt shqiptarët e tjerë i ka vra”, shpejgon ai për rolin e tij, raporton oxygenpress.info

 

Filmat ku është pjesmarrës

Puppet Show (Shfaqe kukullash) 1998

Stories about Love (Tregime për dashurinë) 2001

Bal-Can-Can 2004

10 2007

Izstop (Tërheqja) 2007

Hayde Bre 2010

Güzel Günler Göreceğiz (Ne do të shohim ditë të bukura ) 2011

Taken 2 2012

Serialet

Muhteşem Yüzyıl (Sulltani i Madhërishëm) 2013

Son Yaz-Balkanlar 1912 (Vera e fundit – Ballkan 1912) 2012

Elveda Rumeli (Lamtumirë Rumeli), 2007-2009

Balkan Düğünü (Dasma e Ballkanit) 2009

Bahar Dalları (Degët pranverore) 2009

Tek Başımıza 2011

Reis (Udhëtim) 2011

Karakol – Herkes Adalet İster (Patrulla – Çdokush për drejtësinë) 2011

O sa mirë 2013 -2014

Buyuk surgun Kafkasiya (Vala masive e Kaukazit) 2014