Aktori shqiptar në një film me Sylvester Stallone e Michael B. Jordan

0
325

Aktori shqiptar Marko Caka, vazhdon të jetë protagonist në filmat e mëdhenj hollivudian.

Kësisoj, së fundmi kanë nisë xhirimet e filmit të madh të Warner Brothers Creed versioni 2 me protagonist Silvester Stalone e Michael B Jordan. Në këtë film luan edhe shqiptari Caka, ku roli i tij është një nga katër policët e sigurisë në ringun e famshëm të Las Vegas. Në këtë ring, luhen duelet e mëdha të sportit të boksit ku trajner është Silvester Stalone në rolin e Rocky Balboas.

“Ishte hera e parë që luaja në sheshxhirim me Stalonen. Hyrja e tij solli duartrokitje të pa ndërprera dhe duke marr fjalën, falënderojë kastin dhe ekpin e kineastëve dhe gjithë stafin e produksionit. Për mua ishte ëndërr ta kisha pranë gjatë gjitha skenave më shumë se 15 orë. Isha vazhdimisht pranë stafit të boksierëve në rolin e Dupray, e rojës se sigurisë së legjendës së filmave aksion, i cili ka shkruar historinë të Rocky Balboa’s. Absolutisht, që ndjehem i privilegjuar nga kastingu i Warner Bros, i cili me krijojë përsëri mundësinë për të përjetuar skenat e mëdha të saj me yjet e kinemasë botërore”, pohoi Marko Caka, duke vazhduar të tregoj se tashmë ai është edhe në një film tjetër të Warner Bros në vazhdimësinë e xhirimeve të filmit epik “Godzilla 2” në Atlanta ku xhirimet i kanë në fund të javës.

Xhirimet e Creed II po zhvillohen në Pennsylvania ku aktorët protagonist do të jenë pothuajse të njëjtit e Creed 1, Silvester Stalone, Michael B Jordan në rolin e boksierit dhe këtë radhë i afrohet kastit edhe Dolph Lungren në rolin e Ivan Drago, por tani në atë të trajnerit të skuadrës kundërshtare ruse.

Ky film do të shfaqet në kinematë e botës në nëntor të këtij viti dhe pritet të ketë jehonë të madhe sepse do të ketë përsëritje të përballjes së shekullit si në filmin e Rocky IV në mes dy boksierëve që përfaqësonin dy siperfuqitë e mëdha të kohës, por që sot ata janë trajnerë të ekipeve respektive ShBA -Rusi./MPJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu