Aktori Richard Gere bëhet baba në moshën 70 vjeçare

0
96

Aktori Richard Gere dhe bashkëshortja e tij Alejandra Silva janë bërë prindër të një fëmije që erdhi në jetë në qytetin e Nju Jorkut.

Aktori 69-vjeçar dhe gruaja e tij 36-vjeçare  kanë mirëpritur fëmijën e tyre, gjinia e të cilit është djalë.

Lajmi i bukur erdhi vetëm pak muaj para se Richard të mbushë të 70-tat. Emri i foshnjës nuk është zbuluar ende.

Ky është fëmija i dytë për aktorin pasi është baba i një djali 19-vjecar, i cili erdhi nga lidhja me aktoren Carey Lowell./ora