Aktivistja e cila u kthye në Kosovë për të mbrojtur lumenjtë inkurajohet nga Vjosa Osmani

0
160

Shpresa Loshaj, një pishtare e vërtetë, një guximtare e pashoq, një luftëtare për gjithpërfshirje e aktivizëm në përpjekjet për mbrojtjen e lumenjve të Kosovës. Për punën e saj të palodhshme, për mosluhatjen në qëndrimet e saja, si dhe për guximin për të sfiduar padrejtësitë, si dhe për guximin e treguar në mbrojtjen e pasurive natyrore të Kosovës, znj. Shpresa Loshaj dekorohet sot me urdhrin “Shotë Galica”.

Shpresa Loshaj gjatë tërë këtij viti u angazhua për mbrojtjen e lumit në grykë të Deçanit dhe shkatërrimet në Zallin e Rupës përmes reagimeve të shumta duke shkruar letra politikanëve të Kosovës, duke avokuar në media në mbrojte të Grykës së Deçanit nga kompania Kelkos.

Ajo ka ngritur këtë çështje në Asamble Komunale të Deçanit, në Komisionin Hetimor Parlamentar, në mënyrë që të ngritët si çështje në parlamentin e Carinthia të Austrisë, nga vjen Kompania Kelkos. znj. Loshaj, përmes angazhimit të saj e ka ngritë çështjen e shkatërrimeve në Zallë të Rupës në media si vendore edhe ndërkombëtare.

Shpresa me angazhimin e saj ka arritur të dërgojë në vend të ngjarjes Kryeparlamentaren e Kosovës, Grupin e Deputetëve të Gjelbër të Kuvendit të Kosovës, Komisionin Hetimor Parlamentar, ekspert nga vendi dhe rajoni si dhe shoqërinë civile nga Austria dhe Kosova.