Akil Gjakova mposhti gjeorgjianin Lasha Shavdatuashvilli por nuk arriti të kalojë moldavin Petru Pelivan

0
106

Pas një lufte të ashpër💪, që zgjati rreth 10 minuta, Akil Gjakova🇽🇰 mposhti gjeorgjianin Lasha Shavdatuashvilli, për të vazhduar rrugën për medalje në kategorinë -73 kg.

Gjeorgjiani është medalist i bronztë Olimpike Rio 2016 dhe medalist i artë Olimpik Londra 2012.

⬇️Laura Fazliu (-63 kg) nuk arriti ta kalojë edhe pengesën e dytë, hungarezen Szfi Ozbas. Me një fitore, Laura shtoi 100 pikë Olimpike në llogarinë e saj për normën Olimpike Tokyo 2020.

#JudoHungary

Por, Xhudisti ynë, Akil Gjakova, nuk arriti të kalojë moldavin Petru Pelivan, në raundin e tretë (-73 kg) të Grand Slamit të xhudos, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Arritja deri në raundin e tretë i sjell Gjakovës 160 pikë Olimpike për Lojërat Olimpike Tokyo 2020.

Nesër garon Loriana Kuka, në kategorinë -78 kg.

#JudoHungary