Ajtene Krasniqi tregon çfarë duhet të konsumojmë që të mbrohemi nga Koronavirusi

0
433

Nga Ajtene Krasniqi

Ne nje organizem me pH alkalin (te menagjuar) nuk ka vend per semundje virale e as bacteriale !
Bacteriet dhe viruest jane banore te planetit tone siq jemi edhe ne . Problemi eshte se bacteriet dhe viruset po pesojne mutacion. Ky fakt nuk eshte ne duart e njeriut.

Por ne duart e njeriut eshte kujdesi per shendetin trupor dhe mendor !
Pastetia e tepruar eshte e demshme sa edhe papastertia. Te ushqyerit e tepruar eshte i demshem sa mosushqyerja.
Gjate dites konsumo 2 peme dhe 4 perime,mos ha buke te bardhe, pi cajra, pi lengje mundesisht qe i ben dora jote.
Pi uje sa ta kerkon organizmi dhe hec bile 30 min ne dite . Lexo dicka te leraxon dhe rri me njerezit qe te bejne te ndjehesh mire !
A po e sheh sa thjeshte… !
Me respekt
Aj

 

Kush është Ajtene Krasniqi?

Tashmë janë në shitje produktet e Ajtene Krasniqit nga Prizreni, e cila kohë më parë kishte bërë bujë, duke pretenduar se ka gjetur ilaçin i cili shëron bakterin “Escheria Coli”

“Produktet e punuara me duart e mia mund ti porositni përmes online postës .Te prodhuara ne USA. Ju bëfshin mirë. Ju faleminderit për përkrahjen, mbështetjen dhe besimin tuaj. Kam qene dhe do te mbetem përjetësisht e juaja”, deklaron ajo.

“Rritni jetën tuaj me formulën e re të Ajtene Krasniqit. Kjo formulë e jashtëzakonshme është një zgjidhje e koncentruar alkaline që i siguron trupit 32 minerale gjurmë të nxjerra nga burime natyrore”, shkruan në një pjesë të përshkrimit të produktit të Krasniqit, të publikuar në gjuhën angleze.

Pasi Krasniqi bërë publik ilaçin kohë më parë, ajo pati edhe probleme me organet e drejtësisë, pasi lokali i saj një herë u bastis nën dyshimin se ajo ka vazhduar pa licencë  aktivitetin e prodhimit të barnave natyrale, ku edhe e patën arrestuar.

Ilaçi i saj është i prodhuar në një fabrikë të certifikuar nga FDA dhe PMP (Good Manufacturing Practice).

Përbërësit e produktit janë: Ujë i distiluar dhe 32 minerale të bimëve që përfshijnë kalium, kalcium, natriumi, fosfor, bor, magnez, bizmut, krom, hekur, bakër, zink, molibden, mangan, kallaj etj.

Nëse ilaçi i saj shëron bakterin e lartpërmendur, ajo është i pari i llojet të tij në gjithë botën, kështu do të qonte deri në shuarjen e prodhimit të shumë antibiotikëve, që për shumë prodhues nëpër botë do të ishte lajm tepër i keq.