Ajri i ndotur dhe erëra të forta në Kosovë

0
82

Vendi ynë ndodhet ndërmjet dy masave të ndryshme ajrore. Në jug të rajonit dhe mbi vendin tonë po depërtojnë masa të nxehta ajrore nga Afrika veriore, e në veri fusha ciklonike me masa më të ftohta ajrore.
Ditën e premte do të vazhdojë të mbajë mot edhe më i nxehtë, por për shkak të diferencave të mëdha barike, pritet të fryjë edhe erë më e fuqishme kryesisht nga jugperëndimi, vende-vende me hove edhe mbi 20m/s.
Fronti i ftohtë që po ndanë këto masa, ditën e shtunë do t’i afrohet vendit tonë, që pritet të sjellë më shumë vransira, ndërsa temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë e do të fryejë erë e freskët nga verilindja. Nuk parashihet mundësi për të reshura.

Përqëndrime më të larta të pluhurit saharian do të mbeten edhe gjatë këtyre dy ditëve, kështu që kohëpaskohe vlerat e cilësisë së ajrit do të kalojnë edhe në të pashëndetshme.

15.05.2020 – Nxehtë dhe me erëra të fuqishme jugore. Kryesisht me diell e gjatë ditës edhe intervale me vransira. Temperaturat në vise të ulëta 15C deri 32C, e në vise malore 14C deri 25C. Do të fryj mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga jugu dhe jugperëndimi 8-16m/s, herë herë e stuhishme me hove edhe mbi 20m/s. Indeksi UV: 9.
16.05.2020 – Kryesisht me vransira dhe shumë ngrohtë. Temperaturat në vise të ulëta 13C deri 30C, e vise malore 13C deri 24C. Erë mesatare nga verilindja 2-8m/s. Indeksi UV: 9.