“Ajo që ka shkuar është si të mos kishte qenë kurrë”

0
53

Nga Alda Merini

Shpesh përsëris nën zë
se duhet jetuar vetëm me kujtime
kur më kanë mbetur vetëm pak ditë.
Ajo që ka shkuar
është si të mos kishte qenë kurrë
E kaluara është si një lak
që i shtërngon gojën mendjes sime
dhe i merr energjinë për të përballuar të tashmen.
E kaluara është vetëm tym
për kë nuk ka jetuar.
Ajo që kam parë tashmë
nuk llogaritet më.
E shkuara dhe e ardhmja
nuk janë realitet, por vetëm iluzione të çastit.
Duhet të çlirohem nga koha
e të jetoj të tashmen përderisa nuk ekziston tjetër
kohë
përveç këtij çasti magjik.
Përktheu: Aqik Hysa