AIPP: Kopshtet/çerdhet private, rihapen ditën e hënë me 03.08.2020, për mos t’u mbyllur më kurrë

0
116

Nga Asociacioni i Institucioneve Parashkollore Private- AIPP

Të nderuar prindër,

Pas vendimit të institucioneve qëndrore shtetërore të Kosovës se përgjegjësia për rihapjen e kopshteve/çerdheve bie mbi institucionet lokale (komunat) si dhe në mungesë të koordinimit të të gjitha komunave që kopshtet të hapen në unison njëjtë, si dhe pas kërkesave të pandërprera nga prindërit, ne si Asociacion i Institucioneve Parashkollore Private duke qenë nën ombrellën e MASHT-it dhe duke qenë të sigurtë se gjithnjë që nga fillimi i kemi plotësuar kushtet higjieno-sanitare nën mbikqyrjen e inspektoriateve të AVUK-ut, MASHT-it, DKA-ve,

kemi vendosur një zëri që:

– KOPSHTET/ÇERDHET PRIVATE,
RIHAPEN DITËN E HËNË ME 03.08.2020, PËR MOS T’U MBYLLUR MË KURRË, gjithnjë duke respektuar protokolin tashmë të implementuar prej datës 01 qershor kur u bë rihapja pas mbylljes dymujore të pandemisë.

JU MIRËPRESIM FËMIJË TË DASHUR.