Ahmeti: Vendimi për ndihmen prej 50 euro për të infektuarit me virus do të merret në mbledhjen e jashtëzakonshme

0
55

MNga Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës

Sot, në takim me partitë politike në Kuvendin Komunal të Prishtinës u dakorduam se vendimi për ndihmen prej 50 euro për të infektuarit me virus do të merret në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të mërkuren me 25 nëntor, 2020.
Deri të marten do të diskutojmë edhe më tutje për ta definuar modalitetin dhe kriteret. Një ndryshim që u diskutua sot është që vlera e ndihmës për penzionistë të infektuar me covid do të jetë 100 euro.
Të gjitha këto në emër të shpenzimeve shëndetësore për shërbimet dhe medikamentet që nuk mund ti marrin në sistemin publik shëndetësor.
Edhe një herë sikurse edhe shumë herë më parë falenderoj Kuvendin dhe të gjitha partitë për unitet dhe konstruktivitet kur reagohet për krizen dhe ndihmen për qytetarët. Nder e krenari!