Ahmeti: Nuk ka plan për koalicion PSD-AAK-LDK

0
37

Kreu i PSD-së, Shpend Ahmeti në emision Oxygen ka deklaruar se nuk ekziston një plan për koalicion PSD-AAK-LDK.

Sipas tij, as që ka pasur diskutime në këtë drejtim.

“Mendoj që duhet të bëhet një alternativë tjetër për Kosovën, dhe të kemi edhe subjektet tjera e ndoshta kishim mendu edhe ndryshe. Por, në përgjithësi ne kemi thënë e kemi vijën e kuqe e ajo është me PDK-në. Mendoj që është mirë edhe për PDK-në edhe për Kosovën që të shkojnë së paku një mandat në opozitë, por është vendim i qytetarëve jo i joni”, thotë Ahmeti.

Së fundmi, tregon ai që ka mbajtur takimin me kreun e LDK-së, Isa Mustafën ku pas shumë vitesh kanë diskutuar për rrëzimin e Qeverisë.

“I kam thënë që dua ta shoh se si duket Kosova pas rrëzimit të Qerverisë, pra mos me përfundu prapë në një koalicion PDK-LDK”, thotë ai./OxygenPress.info