Ahmeti: Nga viti tjetër gropat rregullohen nga kompania publike, jo nga ato private

0
63

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti thotë se gropat e mëdha nëpër kryeqytet shfaqen kryesisht pas dimrit për shkak të kripës që përdoret për të larguar akullin.

Prishtina thotë ai, i ka 2  mijë e 200 rrugë dhe thotë se duhen tre apo katër muaj pas dimrit për t’i sanuar të gjitha gropat, e që ka rrugë që sanohen komplet.

“Prej vitit tjetër do të fillojmë që mos me marr kompani private ngase po kemi probleme, aplikojnë me cmime shumë të lira,  do e bëjmë më kompaninë tonë publike që të kemi më të shpejt në reagim për tëmbyllur gropa, sepse pastaj nuk ka nevojë me i thirrë disa persona”, thotë ai./OxygenPress.info