Ahmeti: Mbi 7 mijë biznese kanë aplikuar për 5 milionë euro të komunës

0
49

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se 7 mijë mikro-biznese dhe biznese të vogla kanë aplikuar për fondin 5 milionësh të komunës.

Ahmeti  mes tjerash tregoi se vetëm mbi 4 mijë prej tyre kanë kaluar, pas pastrimit të listave, njofton Klan Kosova

Tutje Ahmeti bën të ditur se Fondi do të ndahet në shuma të barabarta për dy nivele (grant më i vogël për mikro bizneset).

Postimi i plotë i Ahmetit:

Më shumë se 7,000 mikro biznese dhe biznese të vogla kanë aplikuar në fondin 5 milionësh të Komunës. Pas pastrimit të listave, përjashtimit të bizneseve që nuk janë të Prishtinës dhe atyre që nuk jamë aktive kanë kaluar mbi 4,000 biznese. Fondi do të ndahet në shuma të barabarta për dy nivele (grant më i vogël për mikro bizneset). Lista do të publikohet shumë shpejtë dhe do të procedohet në Thesar për ekzekutim.
P.S. Numri i madh i aplikimeve tregon për ndikimin ekonomik të pandemisë. 5 milion është pak por është maksimumi i mundësive tona si komunë.