Ahmeti: Kemi arritur kapacitetin e testimeve për Covid-19 në rreth 120 në ditë

0
44

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se këto ditë është rritur kapaciteti i testimeve për Covid-19.

Sipas tij, nga ky numër gjysma është testim i pacientëve me simptome; ndërsa gjysma tjetër është e punëtorëve shëndetësorë dhe punëtorëve të komunës që kanë punë me palë e janë staf esencial, njofton Klan Kosova.

“Këto ditë e kemi arrit kapacitetin e testimeve në rreth 120 në ditë, ku gjysma është testim i pacientëve me simptome ndërsa gjysma tjetër e punëtorëve tonë shëndetësor dhe punëtorëve të komunës që kanë punë me palë e janë staf esencial”.

“Po ashtu jemi në përgatitje të protokoleve për dy hulumtime, një të imunitetit të personave të prekur nga #covid19 e tjetra e shkallës së përhapjes. Për këto protokole duhet të kemi aprovimin e Komitetit Etik të Odës së Mjekëve. Jemi në koordinim edhe me studiues ndërkombëtar”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook: