Agjencia Europiane e Medikamenteve i hap dritën jeshile “Johnson & Johnson”

0
84

Agjencia Europiane e Medikamenteve (EMA) i hapi sot dritën jeshile një vaksine me një injektim antiCOVID-19 të Johnson & Johnson, e katërta e autorizuar në Bashkimin Europian.

“Me këtë mendim të fundit pozitiv, autoritetet e Bashkimit Europian disponojnë një mjet shtesë për të luftuar kundër pandemisë dhe për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e qytetarëve të tyre”, deklaroi drejtoresha e EMA-s, Emer Cooke, cituar në një komunikatë.

Ajo shtoi se bëhet fjalë për vaksinën e parë që mund të përdoret vetëm me një dozë.

BE tashmë ka porositur doza për 200 milionë persona.

Vaksina u zhvillua nga filiali i kompanisë Janssen në Holandë.

Ndryshe nga vaksinat nga Pfizer / BioNtech, Moderna dhe AstraZeneca të cilat janë licencuar tashmë, nevojitet vetëm një dozë e kësaj vaksine.

Dozat mund të ruhen në një frigorifer standard, ndryshe nga kushtet ultra të ftohta të kërkuara për disa vaksina të tjera.

Një studim global klinik tregoi se vaksina Johnson & Johnson ishte 66% efektive në parandalimin e varianteve të ndryshme të koronavirusit, dhe ishte 85% efektiv në mbrojtjen nga rastet e rënda./ATSH