Agim Bahtiri ishte refugjat, tregon detaje pse iku dhe çka punoi në Holandë

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri shkoi në Holandë si refugjatë.

Ai iku nga burgu.

“Kur kam ikur në atë kohë u pat bërë vetëmbrojtja në kohën e Rugovës, kam qenë i kyçur aty”, ka thënë ai.

Bahtiri kishte shkuar me familje.

Punën e tij të parë e ka bërë në një kompani si marketing menaxher, ku gjashtë muaj kishte kërkuar të kishte pagë sa një pastruese e më vonë të diskutonin.

“Pas gjashtë muajsh tregova rezultat jashtëzakonisht të mirë ku shumë kompani shprehen interesim të më marrin. Pas gjashtë muajsh shkrova një letër të mirë dhe ja dërgova drejtorit në tavolinë, duke i thënë kjo është çka dëshiroj dhe kjo është paga që e dëshiroj. I thash ke afat një javë sepse kam ardh te ti por nuk të shkeli asnjëherë por nëse ke pa diçka te unë dhe është në interesim kjo është paga ime, që e kërkova vetëm 100 euro më pak se drejtori. Ai më tha që s’ke nevojë më prit një javë, filloja menjëherë”, ka treguar Bahtiri.

Thotë se nëse dikush gjen që ai është korruptuar sado pak, dhe nëse dikush ka fakte, është i gatshëm me lëshu edhe Kosovën.

Tashmë në Holandë ka shumë biznese të cilat i menaxhojnë djemtë e tij që kur ka ardhur në Kosovë për të kandiduar për kryetar të Mitrovicës, nga radhët e AKR-së./OxygenPress.info