Afrim Muçiqi: Në RTK kolegët e mi dërgonin zarfin me para për me dal në televizor

0
1198

Pandemia Koronavirus COVID-19 ka prekur gjithandej botës dhe teksa po bëhet thirrje për të qëndruar të gjithë në shtëpi, që t’i shmangemi infektimit apo edhe shpërndarjes së virusit, shumë njerëz me ide kreative po u ofrojnë të tjerëve një kohë sado të mirë.

Këngëtari Afrim Muçiqi është njëri nga ta.

Ai një natë në rrjete sociale LIVE bëri muzikë gjatë dhe kishte aq shumë shikurshmëri dhe mesazhe saqë edhe ai vet ëstë habitur.

Muçiqi thotë se i vjen keq që jemi të mbyllur por sipas tij, e ka bërë me shumë qejf.

Pas dy javë në izolim ai ishte edhe në emisionin OXYGEN që shikuesve të ju ofrojë muzikë të mirëfilltë.

Muçiqi thotë se këtë e ka bërë edhe t’i shmangen aktualitetit politik e që thotë se na e kanë gërditur vendin, kombin dhe gjithçka tjetër.

Ai vlerëson se rrëzimi i Qeverisë në kohë të pandemisë është një pallavër e madhe.

“Ikni problemeve të rrjeteve sociale. Po dojnë me u prish familjet, çiftet, shoqëria mes vete krejt për parti. E ata nuk japin as edhe një metelik për neve. Mosni ju lutem”, thotë ai.

Kur flet për mediat, Muçiqi thotë se dikur në RTK shkonte zarfi me para për me dal në televizor.

“Ju kam thanë të gjithë kolegëve të mi, mos jepni pare me dal në televizor more se kot është. Kanë provuar shumë, por ja ku janë sot. Këto probleme i kemi trashënguar moti, por kapaku ishte të mërkurën në Kuvend”, thotë Muçiqi.

Ai ka brë thirrje te të gjithë që të rrijnë në shtëpi, të mbajnë distanca, të mbajnë higjienën dhe ka bërë thirrje te qytetarët të mos merren me politikë, që të jenë më të qetë./oxygenpress.info