Afërdita Bogiqi, zëri i shqiptarëve në parlamentin zviceran 

0
92

Më 20 tetor në Zvicër do të mbahen zgjedhjet parlamentare, ku votuesit do të zgjedhin përfaqësuesit e tyre për në Parlament dhe në Senat (Dhomën e Shteteve). Naim Malaj intervistoi Afërdita Bogiqin, kandidate për deputete  në parlamentin zviceran duke sjellë pjesën shqiptare të atmosferës së këtyre zgjedhjeve.

Shqiptarët në Zvicër (rreth njëqind mijë me pasaportë zvicerane) nuk mund të rrinë indiferentë ndaj këtyre zgjedhjeve. Për më tepër, një pjesë e tyre kanë zgjedhur t’i futen politikës për të qenë pjesë aktive e vendimmarrjes politike në këtë vend.  Jo të paktë, janë ata që sot janë këshilltarë komunalë dhe deputetë në nivel parlamenti kantonal. Por, deri më sot, askush nuk ka arritur të zgjidhet në parlamentin federal.

A do të ndryshojë kjo me zgjedhjet e 20 tetorit 2019? Naim Malaj intervistoi Afërdita Bogiqin, kandidate për deputete  në parlamentin zviceran, e cila shprehu së pari kënaqësinë që shqiptarët janë integruar në fusha të ndryshme te jetës në Zvicër.

“Megjithatë, arena politike, me disa përjashtime të vogla, mbetet hapësirë ku ata ende nuk janë të pranishëm”, theksoi ajo në intervistën për Naim Malaj.

“Sa më shumë shqiptarë kompetentë të zgjidhen dhe të angazhohen në fushën politike, kjo do të kontribuojë në ndërtimin e një imazhi edhe  më pozitiv të shqiptarëve në Zvicër. Ajo që unë do të mbroj si politikane, janë vlerat si solidariteti dhe fakti që qytetari duhet të jetë në qendër të vëmendjes politike”, shprehet Bogiqi në intervistën për Naim Malajn.

Një paraqitje e shkurtër e rrugëtimit tuaj? Kush është Afërdita Bogiqi? Formimi juaj arsimor e profesional? Angazhimi juaj në politikë?

Afërdita: Në përfundim të studimeve të mia pranë Fakultetit Ekonomik në Prishtinë, gjatë vitit 1996 erdha dhe u vendosa në Valis me një qëllim: mësimin e gjuhës për të vazhduar studimet në Zvicër. Në të njëjtën kohë gjendja në Kosovë u përkeqësua ekonomikisht dhe politikisht. Familja ime sikur shumë familje në Kosovë, kishte nevojë për mbështetjen time financiare. Meqë urgjenca ishte të kualifikohem sa me shpejt për tregun zviceran të punës, u diplomova në shkollën komerciale në Montreux për të punuar pastaj si kontabiliste në administratën kantonale të Valais gjatë 9 viteve. Një trajnim në financa dhe kontabilitet, më ndihmoi t’i zgjeroj kompetencat në këtë fushë. Gjatë kësaj kohe, në sajë të zotërimit të gjuhës frënge dhe njohjes së administratës zvicerane kantonale dhe federale, munda të  ndihmoj shumë bashkatdhetarë të mi gjatë veprimeve të tyre administrative.

Në vitin 2014, përfundova një Bachelor për punë sociale (Bachelor en Travail social) në HES-SO ne Sierre ne Valis. Po të njëjtën kohë punoja 60% si assistente sociale dhe kujdesesha per familjen time në Zvicër dhe në Kosovë. Pas një përvoje pune 10 vjeçare si asistente sociale në qytete të ndryshme të Valisit,  kam mbaruar një Master për  punë sociale ne HES-SO në Lausanne. Paralelisht me studimet e Masterit, kam kryer një DAS (Diploma of Advanced Studies) për arsim dhe ka  dy vite që  punoj si profesoreshë për ciklin shkollor të mesëm.

Pjesëmarrja juaj   këto zgjedhje është një dëshmi se shqiptarët  Zvicër nuk ja spektatorë indiferentë  zhvillimeve politike, por  se ata po bëhen  pjesë aktive dhe e rëndësishme e shoqërisë zvicerane duke u përpjekur  gjithnjë e më shumë  jenë pjesë e vendim-marrjes politike. Çfarë e frymëzoi Afërdita Bogiqin që të paraqitet si kandidate në këto zgjedhje ?

Shqiptarët janë integruar në fusha të  ndryshme të jetës në Zvicër dhe kjo është një kënaqësi për mua. Megjithatë, arena politike, me disa përjashtime të vogla, mbetet hapësirë ku ata  ende nuk janë të pranishëm. Angazhimi im në politikë( i takoj krahut të majtë) ka qenë i natyrshëm, pasi edhe më parë kam qenë dhe jam e angazhuar në shoqata dhe komisione të ndryshme të nivelit  lokal dhe kantonal. Edhe pse pushteti politik në Zvicër është rezultat i një konsensusi midis partive  politike të ndryshme, më pëlqen fakti te bëhem pjesë e vendimmarrjes politike në Zvicër.

Cilat janë çështjet   keni  përzemër për të cilat  do të angazhoheni nëse zgjidheni në parlamentin federal? 

Ajo që unë do të mbroj si politikane, janë vlerat si solidariteti dhe fakti që qytetari duhet të jetë në qendër të vëmendjes politike. Më konkretisht, e përkrah iniciativën për të kufizuar shpenzimet e sigurimeve shëndetësore në 10% të të  ardhurave. Jam që të gjithë të kenë shanse të barabarta në punësim, shkollim etj dhe jam kundër diskriminimit që u bëhet në punësim sidomos të rinjve me origjinë të huaj e në këtë rast edhe të rinjve shqiptarë.

Shqiptarët në Zvicër janë të shumtë që kanë dy-shtetësinë dhe si rrjedhojë edhe të drejtën e votës. Së pari, pse qytetarët shqiptaro-zviceranë duhet të votojnë në këto zgjedhje  dhe së dyti, a mund te themi, edhe pse kandidate e një partie politike zvicerane, megjithatë do të jeni një zë i shqiptarëve në parlamentin zviceran ? 

Së pari, të votosh është një akt qytetar dhe kjo u mundëson qytetarëve shqiptarë-zviceranë të integrohen plotësisht në shoqërinë e këtij vendi, pra edhe në aspektin politik.  Së dyti, sa më shumë shqiptarë kompetentë të zgjidhen dhe të angazhohen në fushën politike, kjo do të kontribuojë në ndërtimin e një imazhi edhe më pozitiv të shqiptarëve në Zvicër. Kjo do  ndikonte  në sensibilizimin e shoqërisë dhe autoriteteve  ndaj çështjeve të  diskriminimit gjatë kërkimit të një pune, shtëpie, regjistrimit në një shkollë , si dhe në situata të tjera të përditshme./Atsh