Aeroporti që zbulon natyrën nën një kupolë

0
88

Aeroporti i Singaporit zbuloi sot një kompleks të ri me kopshte dhe një kaskadë rreth 40 metra që buron nga një kupolë xhami dhe çeliku për të forcuar statusin si arterie e rëndësishme e transportit ajror në Azi.

Projekti i madh “Jewel” që ka kushtuar 1,25 miliardë dollarë, përfshin disa kopshte tematike me katër kate, si dhe 280 dyqane dhe restorante, një hotel dhe një kinema.

Ai propozon gjithashtu forma të ndryshme argëtimi për të gjithë familjen nga labirintet deri tek një hapësirë dedikuar ekspozitave artistike.

Ndërtesa me një sipërfaqe rreth 135 700 metra katrore lidh tre terminale të aeroportit Changi të Singaporit. Me ambicien për të tërhequr udhëtarët që kalojnë nga aeroporti, kompleksi është konceptuar gjithashtu edhe për banorët e Singaporit.

Kompleksi hap dyert për një numër të kufizuar vizitorësh këtë javë dhe pritet të mirëpresë publikun e gjerë duke nisur nga e mërkura.

Për Changi, i cili mban ndërkohë fronin e aeroportit të shtatë më të madh në botë për trafikun ndërkombëtar, kjo është një mënyrë për të qëndruar në garë për të joshur udhëtarët kundrejt kryqëzimeve të tjera si Hong Kongu dhe Dubai./atsh