Adriana Matoshi tregon pse shkoi te psikologu pas rolit që kishte në një film

Aktorja Adriana Matoshi, fituese e shumë cmimeve ndërkombëtare, kryesisht cmimit: aktorja më e mirë, ka folur për vështirësit e një roli.

Ajo thotë se dikur nuk i kuptonte kolegët e saj ku kanë deklaruar se po kanë vështirësi të dalin nga roli, pas përfundimit të xhirimeve.

Tregon se nëpër vite e ka kuptuar se është shumë e vështirë.

Madje kur flet për filmin “Zana” që ende nuk e ka shfaqur premierën, ajo thotë se me javë të tëra ka pasur probleme me ankthin.

“Ka qenë shum i vështirë roli si emocion. Dy muaj kam shku të psikologja. Ëndrra të kqija, ankthe, mu përsëritshin”, thotë Matoshi.

Thotë se skenat kanë qenë të rënda edhe fizikisht, në të ftohtë, në akull e edhe verës në tempëratura të larta.

Thotë se prezent e kishin edhe mjekun.

Matoshi thotë se aktorët nuk kanë përkrahje për punën që bëjnë.

“Nuk mbajmë shpresa të njerëzit në institucione. Por është buxheti shumë i vogël për kinemotografi. Me atë buxhet bëhen krejt llojet e filmave. Filmi nuk është hajagare, për një film është një ekip shumë e madhe dhe duhet paguar mirë që të ketë sukses. Me ato para dalin dy filma të mirë, e jo pastaj me shku me coproduksion, e lloje të tjera”, thotë ajo./oxygenpress.info