Ademi: UEFA e ka të qartë, kundër Spanjës nuk luajmë pa simbolet tona

0
253

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi nuk pret që Kosova të ketë telashe sa i përket paraqitjes së saj me simbole në ndeshjet kundër Spanjës.

“Simbolet janë e drejtë e secilit shtet dhe nuk mund të zhvillohet një ndeshje ndërkombëtare, sidomos në futboll pa himn dhe pa flamur. Ne, realisht nuk jemi me zor pjesë e UEFA-s dhe Spanja nuk është ajo që i përcakton ligjet e UEFA-s. Ne nuk kemi dëshirë që të kemi raporte të tilla me Spanjën dhe jemi të gatshëm që t’i presim siç është më së miri. Normalisht se edhe ne do të shkojmë në Spanjë me himnin dhe flamurin tonë. Tani për tani Spanja e ka të dijshme dhe të qartë këtë gjë, por edhe UEFA se ne nuk luajmë pa simbolet tona. Besoj që nuk do të ketë problem rreth kësaj çështje dhe besoj se do t’i zhvillojmë ndeshjet kundër Spanjës”, ka theksuar presidenti i FFK-së, Agim Ademi në AS në RTK, transmeton Futbolli.info.

Ndërkohë, rreth gjasave të Dardanëve për kualifikim në Botërorin 2022, Ademi ka thënë se nuk jemi pa gjasa. Sipas tij me përjashtim të Spanjës që është në një nivel tjetër, ekipet e tjera janë aty për nga cilësia dhe sipas tij Kosova ka gjasat e saj.