Acalabrutinib, medikamenti nga i cili mund të përfitojnë pacientët e infektuar me Covid-19

0
74

Acalabrutinib, e cila tregtohet nën emërtimin e Calquence® në SHBA dhe Kanada, rezultoi në një ulje të inflamacionit dhe përmirësimit të rezultateve tek pacientët e sëmurë rëndë me Covid-19, thuhet në hulumtimin e botuar në Science Immunology.

Në total prej 19 pacientësh të cilët kishin vështirësi me frymëmarrje si pasojë e Covid-19, morën trajtim nga acalabrutinib për 10-14 ditë, shkruan OncNursingNews, transmeton GazetaShneta.

Rezultatet treguan se shumë nga pacientët patën përmirësime brenda 1-3 ditë.Kjo tregoi se rreth 73% e pacientëve nuk kishin nevojë më për ventilatorë.

Për këtë, onkologëve nga SHBA-të, u është kërkuar që të marrin pjesë në këtë hulumtim për të këshilluar kolegët sesi të administrojnë në mënyrë optimale agjentin dhe të hetojnë më tej potencialin e tij për të adresuar reagimin e trupit ndaj Covid-19.

Arsyjet për të ekzaminuar acalabrutinib në këtë hapësirë është se BTK (acalabrutinib është frenuesi i gjeneratës së dytë të tirozinës kinase të Bruton -BTK) modifikon rrugët e sinjalizimit imunologjik tek pacientët me leukemi.

“Stuhitë e citokinës, të cilat rezultojnë në një gjendje inflamatore, duket se drejtohen posaçërisht nga makrofagët.Kur një makrofag thith një grimcë virale, ajo shkakton një rrugë sinjalizuese e cila vazhdon përmes një enzime të njohur si BTK.Ne kemi përdorur frenues të kësaj enzime për të trajtuar leukeminë e që ka sjell mjaft efekte në këtë mjedis” tha bashkëautori Jeff Sharman, MD.

Nga studimi i realizuar, ku pjesëmarrës ishin 68% e meshkujve të moshës mesatare 61 vjeç, hulumtuesit erdhën në përfundim se acalabrutinib solli përmirësime mjaft të shpejta tek pacientët.

“Vëzhguam përmirësime mjaft të shpejta tek pacientët, dhe vërejtëm një korrelacion shumë të ngushtë mes përmirësimit të inflamacionit dhe funksionit të frymëmarrjes”, tha Sharman.

AstraZeneca, prodhuesi i acalabrutinib, ka nisur të kërkoj dhe të eksploroj më shumë efikasitetin e këtij medikamenti./GazetaShneta/