Abrashi realizon kërkesën e banorëve të Korroticës për mbikalim

0
107
????????????????????????????????????

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, bashkë me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, të mërkurën kanë vënë gurë themelin e mbikalimit të ri për këmbësorë në këtë komunë.

Me investim të MI-së, banorët së shpejti do të mund të kalojnë përgjatë rrugës nacionale M9, fshati Korroticë e Epërme, në afërsi të Kroit të Mbretit, pa rrezikuar veten dhe pjesëtarët e tjerë në komunikacion.

Ministri Abrashi, tha se me këtë veprim, tregojnë edhe njëherë përkushtimin për të krijuar infrastrukturë rrugore të sigurt për të gjithë.

Ai kërkoi nga kompania e kontraktuar që të punojnë sipas planit dinamik, me qëllim që projekti të jetë në shërbim të qytetarëve sa më shpejtë.

Kryetari Lladrovci shprehu mirënjohje dhe falënderim për vendimin e ministrit Abrashi, që t’u plotësojë banorëve këtë kërkesë të kamotshme.

Mbikalimi për këmbësorë në rrugën nacionale M9, përkatësisht në Drenas, kap vlerën rreth 130 mijë euro.