Ballina Ankand Abbott: Largimi nga BE-ja i Britanisë nuk do të ndikojë në marrëdhëniet...

Abbott: Largimi nga BE-ja i Britanisë nuk do të ndikojë në marrëdhëniet me Kosovën

0
52

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga Bashkimi Evropian sot, dhe do të fillojë një marrëdhënie të re me partnerët tonë në BE dhe partnerët tjerë.

Sipas tij, megjithatë, Britania Globale do të mbetet forcë për të mirën e botës.

“Ne do të krijojmë një partneritet të ri në Evropë dhe do të vazhdojmë të jemi partnerë dhe miq të afërt të Kosovës. Marrëdhëniet tona janë të bazuara në historinë dhe vlerat e përbashkëta”, ka shkruar Abbott në Facebook.

Siç ka thënë tutje ai, siguria e Evropës është po ashtu siguria e Britanisë.

“Ne do të mbesim fuqishëm të përkushtuar për sigurinë Euro-Atlantike dhe ndaj fqinjëve Evropianë, duke përfshirë Kosovën dhe vendet tjera të Ballkanit perëndimor”, ka shkruar tutje ambasadori britanik në Kosovë.