A paguan Mc Kresha tatimin?

0
257

Kreshnik Fazliu, apo i njohur ndryshe si Mc Kresha, gjatë emisionit Oxygen Show ka treguar se a paguan tatimin. Sipas tij, një gjë e tillë është obligim qytetar, sepse vetëm në këtë formë mund të zhvillohet vendi, shkruan OxygenPress.

“ Nuk është diçka për t’u krenuar që e paguaj tatimin, është obligim shtetëror, është obligim civil, çdo qytetar i Kosovës është i obliguar për t’i paguar tatimin, shtetit amë. Nëse ne pretendojmë për të bërë shtetin, patriotizmi i vërtetë është në tatim edhe në zbatim të ligjit, është në ndesh me ligjin nëse nuk e paguan. E dijmë janë 700 mijë raste në Kosovë që janë në ndesh me ligjin. Gati gjysma e popullsisë”, ka thënë ai gjatë emisionit OxygenShow.

Mc Kresha po ashtu ka pasur edhe një mesazh për të gjithë kolegët e tij, këngëtarë, shkruan OxygenPress.

“Le të paguajnë tatimin, ata që nuk e paguajnë, sepse është shumë e rëndësishme, për zhvillimin shtetëror dhe zhvillimin industrial. Nëse mendojmë me zhvillu muzikën si industri muzikore, shteti duhet të ketë një benefit, në mënyrë që të suportojë ty. Ne artistët po e akuzojmë shtetin që po na bëhet piro ateri. Mu më është bërë pirateri, po nuk mundemi me qëndru edhe me ngrit zërin kundër diçkaje  që më është bërë e padrejtë, nëse nuk organizojë ndonjë aksion. Unë ju bëjë lutje të gjithëve, por edhe artistëve që marrin lekë, edhe shtatë fish më shumë se unë, të paguajnë tatimin”, ka shtuar Kresha. /OxygenPress.com 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu