A ndikon keq kafeja në shëndetin tuaj?

0
295

Nëse ju pëlqen të pini më shumë se një kafe gjatë ditës, nuk jeni të vetmit. Shumë njerëz e adhurojnë kafenë, mirëpo jo të gjithëve u ndikon për mirë në shëndet. Kur e teproni me konsumimin e kafesë trupi juaj reagon. Si ta kuptoni? Këto janë disa prej shenjave më të zakonshme:

Ankth
Te disa njerëz konsumimi i kafesë shkakton ankth. Ndërsa tek ata që vuajnè nga ankthi i përkeqëson simptomat Po ashtu, kafeina rrit nivelin e stresit dhe ju bën të ndiheni nervozë.

Dhimbje stomaku
Nëse vuani nga problemet me stomakun, kafeja do t’ju krijojë edhe më shumë shqetësime. Nëse deri tani kishit fajësuar ushqimin për dhimbjet e papritura të stomkaut, kini parasysh që shkaktare mund të jetë kafeja.

Rrahje të shpejta të zemrës
Komsumimi i tepruar i kafesë mund të bëjë që zemra të rrahë më shpejt. Njerëzit që vuajnë nga rrahjet e shpejta të zemrës duhet të kufizohen me 1-2 kafe në ditë.

Të dridhura
Kafeina shpejton sistemin nervor qendror dhe kjo gjë që mund t’ju bëjë të ndiheni nervozë. Nëse kafeseja ju shkakton dridhje të pakontrollueshme, kufizoni rreptësisht konsumimin e saj.

Dhimbje koke
Edhe pse një sasi e vogël kafeje mund të ndihmojë me dhimbjen e kokës, teprimi i sasisë së kafeinës që konsumoni gjatë ditës mund të shkaktojë dhimbje koke. Në këtë rast flasim për një sasi prej pesë ose më shumë filxhanë në ditë.