A na mbrojnë antitrupat nga ri-infektimi/variantet e reja?

0
117

Ka prova të reja që lidhin praninë e antitrupave nga një infektim i mëparshëm me një rrezik dukshëm më të ulët për t’u infektuar përsëri në të ardhmen.

Një studim, i botuar në revistën JAMA Internal Medicine të mërkurën, 24 shkurt, zbuloi se njerëzit që rezultuan pozitivë për antitrupa të Covid-19 ishin më pak në rrezik për të marrë përsëri Covid, në krahasim me ata që nuk kishin antitrupa,

“Rezultatet nga studimi janë në thelb një reduktim prej 10 herë, por unë do të kisha paralajmërime rreth kësaj. Me fjalë të tjera, mund të jetë një mbivlerësim i zvogëlimit. Mund të jetë një nënvlerësim i reduktimit”, shprehet autori i studimit, dr. Douglas Lowy. “Mesazhi kryesor është se të paturit antitrupa, shoqërohet me mbrojtje të pjeshme kundër një infeksioni të ri.”

Studiuesit ekzaminuan të dhëna për më shumë se 3.2 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara të cilët kishin përfunduar një test të antitrupave të Covid-19.

Në përgjithësi, studimi është vëzhgues dhe sugjeron se ekziston një lidhje midis rezultateve pozitive të testit të antitrupave Covid-19 dhe një rreziku më të ulët të infeksionit rreth 90 ditë më vonë – por kërkohet më shumë hulumtim për të përcaktuar një lidhje shkakësore dhe për sa kohë mund të zgjasë mbrojtja nga antitrupat.

Lowy tha se kërkohet më shumë hulumtim për të përcaktuar rrezikun e ri-infektimit nga një prej varianteve të reja të koronvirusit.

“Tani që ekzistojnë këto variante shqetësuese, cilat janë rezultatet për këto raste? Përgjigja e shkurtër është që ne nuk e dimë”, thotë dr. Lowy.

Tashmë dihet se shumica e pacientëve që shërohen nga Covid-19 kanë antitrupa dhe ri-infektimi duket të jetë i rrallë deri më tani – por është ende e paqartë për “sa do të zgjasë mbrojtja e antitrupave për shkak të infeksionit natyror”.

Mjekët theksojnë se në të gjitha rastet, rekomandohet sidoqoftë vaksinimi.

Burimi: CNN, Anabel